Në shtëpinë e Remzie Osmanit, dje paska qenë festë. Këngëtarja ka treguar se një njeri shumë i dashur i familjes së saj, ka festuar ditëlindjen.
Osmani që vjen nga Myshtishti i Suharekës, ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, ku e uron të atin për ditëlindje.
Përderisa ai shihet duke prerë një tortë, Remzia e ka uruar duke i dhënë një epitet siç është “mbret”.
“Urime ditëlindjen mbreti i familjes”, ka shkruar ajo. /Prive.al