Rekord shikimesh për projektin debutues të Melisës

By

Melisa Lleshi, ish-protagonistja e programit “Përputhen” debutoi dy ditë më parë në muzikë.

“U kry” u titullua ky projekt i cili u realizua nën petkun e Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

E s’kishte se si të ndodhte ndryshe.

Interesimi qe i madh. Tashmë kënga numëron mbi 1 milion shikime në Youtube, duke kapur shifrën jubilare fiks në 24 orë.Gjithashtu, kënga është e para në videot trending në Shqipëri dhe jo vetëm.

Komentet kanë qenë të ndryshme por interesimi nuk ka munguar dhe kënga tashmë është një hit.

Kujtojmë se Prive solli një intervistë ekskluzive me Melisën nga prapaskenat e punimit të këngës dhe realizimit të videoklipit. Të plotë e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm