Reflekton Rita: “Nuk kam pasur jetë normale në të 20-at”

By

Në prag të festimit të 30-vjetorit jubilar, këngëtarja Rita Ora ka nisur të bëjë bilancin e viteve që ka lënë pas dhe gabimet që ka bërë. Në një intervistë për “Standard”, këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se nuk ka pasur një jetë normale në të 20-at e saj.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt.”

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Madje Rita ka pranuar se ka pasur dhe probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga publiku.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani. U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur.”

Artikuj të ngjashëm