Reagon Tuna, tregon se pse nuk ishte në koncert!

By

Fakti se Tuna nuk ishte mbrëmë përkrah Cozman në një koncert në Zvicërr ngjalli shumë pikëpyetje.

Megjithëse ishte e paralajmëruar e madje gjendej në pozicionin kryesor të posterit të artistëve, duket se Tuna, sipas pretendimit të saj nuk e ka pasur 2 Prillin dhe datën në Zvicërr asnjëherë të caktuar për koncert.

Ajo në Facebook i është vërsulur mediave që këtij raportimi të thjeshtë e të bazuar në fakte vizive, ka dashur t’i japë kahje ‘tragjike’, me teori konspirative gjoja për denigrimin e imazhit të saj të ndërtuar ndër vite.

Mes tjerash, këngëtarja në shkrim e saj shprehet se në ‘momentin e publikimit te reklamave nga ana e organizatorëve është munduar pafund herë t’i kontaktoj që të mos gënjejnë publikun me emrin e saj’.

Raste të tilla të mashtrimeve nga organizatorë koncertesh nuk janë të rralla në estradën shqiptare, por artistët çdo herë kujdesen të demantojnë publikisht në llogaritë e tyre zyrtare pjesëmarrjen në një event të caktuar.

Tuna në këtë rast, këtë nuk e ka bërë për asnjë moment të vetëm teksa i vetmi çast i reagimit publik, ka qenë ai kundër mediave tek pasi gjithçka kishte përfunduar. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm