Futbollisti i Kombëtares shqiptare U-21, Leonard Maloku, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e Facebook, ku thuhej se ishte prekur nga Koronavirusi.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e Instagramit, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi, pasi atij i kanë vjedhur adresën e Facebook prej disa kohësh, dhe ai postim nuk është bërë nga futbollisti, pasi ai është në gjendje të mirë shëndetësore.