Befasuese: Noizy dhe Agon Amiga prezent në të njejtin vend! (FOTO)

By

Nuk thonë kot që ‘Rasti është mbreti i botës’ e këtë term mund ta “vërtetojmë” shumë leht në rastin e ndodhur së fundmi.

Dyshja e njohur Noizy dhe Agon Amiga njihen për rivalitetin e tyre që kanë në muzikë e që vite më pari ky rivalitet përfundoi edhe me një konflikt fizik.

Dita e djeshme ishte disi befasuese për ta pasi që të dy rastisën që po vizitonin të njejtin qytet e për më tepër edhe të njejtin vend.

Ata u panë në Paris afër ‘Kullës Eiffel’ teksa që të dy ndanë edhe nga një fotografi në profilet e tyre në Instagram në vendin në fjalë.

Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë ‘takim’ i rastësishëm mes tyre pasi që koha kur dyshja kanë qenë prezent aty nuk ka qenë plotësisht njejtë. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm