Rasheli i zbulon Ermalit për ditëlindje foton në shtrat

By

Sic edhe është kuptuar, ditën e sotme, prezantuesi Ermal Mamaqi feston ditëlindjen.

Ai mbushë 36 vite dhe në këtë ditë të veçantë urimet nuk kanë munguar nga familjarë, miq e bashkëpunëtorë.

Listës i është shtuar Rasheli, vajza që për një sezon e gjysmë e pati në krah tek ‘Xing’.

Përkundër se pas largimit të bukuroshes nga programi u krijua përshtypja e mospajtimeve të theksuara mes dyshes, raporti vazhdon të jetë po ai i njejti.

Përmes rrjeteve sociale, Rasheli e ka uruar Ermalin me një fotografi qesharake nga prapaskenat e xhirimeve të cilat dikur i bënin bashkë.

Një urim me doza humori, për një njeri që me humorin e tij na bën gjithmonë për të qeshur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm