Ramë Lahaj, nuk i reziston të dashurës as në publik (FOTO)

By

Pak muaj më parë, u bë publike në media lidhja mes tenorit shqiptar Ramë Lahaj dhe blogeres nga Prishtina, Rina Bërdynaj.

Nga ai moment, dyshja më nuk janë fshehur nga syri i publikut duke qenë tejet aktiv në rrjete sociale.

I kemi parë bashkë në pushime përrallore në Maldives, shëtitjet në Europë falë angazhimeve të Lahajt por tashmë rradha është për t’i parë disi më ndryshe.

Ka qenë vetë blogerja nga Prishtina ajo që ka ndarë një moment të nxehtë mes çiftit, i zhvilluar në publik.

Në një darkë në Paris, Rama nuk i ka rezistuar të dashurës duke e përkëdhelur në këmbë siç shihet edhe në fotografinë e mëposhtme.

‘Është koha e humbur për trëndafilin tënd ajo që e bën trëndafilin në fjalë aq të rëndësishëm’ – ka qenë mbishkrimi i blogeres mbi fotografinë shoqëruar me etiketime të tjera për atë që siç është shprehur, është ‘mashkulli i saj’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm