Ramë Lahaj na theu zemrat me dedikimin e fundit për nënën e ndjerë

By

Tenori i shquar Rame Lahaj ka mbajtur mbrëmë koncertin në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë.

Mirëpo për shkak të vdekjes të ëmës së tij është mbajtur vetëm çereku i asaj që ishte planifikuar nga interpretimet.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj,” ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.

Më pas, ai ndau edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke njoftuar ndjekësit se nëna e tij, Hale Lahaj ndërroi jetë.

Ndërkaq, ditën e sotme ai publikoi një tjetër fotografi teksa kujdesej për të ëmën në ditët e saj të fundit.

“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.
“Gabeli jot”, shkroi ai në postimin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm