Talenti muzikor i Ramë Lahajt i ka mundësuar tenorit shqiptar që të udhëtojë në shumë vende të botës për të performuar.
Përmes një statusi në “Facebook”, tenori ka reaguar pas situatës së krijuar në Ukrainë nga sulmet ruse.
Tenori kujtoi kohën kur kishte performuar në teatrin “Bolshoi” në Rusi. Ai tha se në këtë shtet njerëzit janë paqësor dhe të emancipuar. Lahaj gjithashtu shtoi se një shtet si Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini.
“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar. Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë“, shprehet tenori shqiptar. /Prive.al