Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i është bashkuar komunitetit artistik që reaguan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri.
Artistë e qytetarë të shumtë në numër kanë vazhduar protestat edhe sot për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Artistë të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këto protesta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke linçuar qeverinë e këtij vendi për veprimin e ndërmarrë.
Lahaj përmes një postimi të bërë në Instastory ka shprehur pakënaqësi, i cili shkruan “Ç’na duhet teatri, kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci. Urime o mendjendritur”.