Rafael Nadal dhe gruaja e tij po presin fëmijën e parë!

By

Sipas revistës spanjolle Hola, Rafael Nadal dhe gruaja e tij Mery Perello janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fotot e fundit të Mery-t nga pushimet e tyre në një jaht konfirmojnë thashethemet, megjithëse çifti ende nuk e ka bërë publik lajmin.

Rafa dhe Mery kanë qenë bashkë që në adoleshencë dhe u martuan tre vjet më parë. Nadal ka deklaruar vazhdimisht se do të donte të kishte fëmijë, dhe tani do ta shohim në rolin e ri të babait në moshën 36-vjeçare. Rivalët e tij më të rëndësishëm, Roger Federer dhe Novak Gjokovic e kanë përqafuar me sukses atësinë dhe kanë mbetur konkurrues në lojë.

Artikuj të ngjashëm