Qindra persona në rradhë për Erën në New York

By

Punët e kanë rikthyer sërish Era Istrefin në kontinentin amerikan.

Por, me çdo herë që po kalon përtej oqeanit, impenjimet e saj dhe pritja po bëhen më të mëdha e më madhështore.

Nëse pak javë më parë, Era do vizitonte New Yorkun për të performuar para një audience solide apo për të punuar në këngët e reja, harrojeni, tashmë ajo gjendet në një tjetër nivel, normalisht, dhe më të lartë.

Me ngjitjen e shpejtë drejt majave, këngëtarja ka shënuar së fundmi një tjetër sukses të madh në karrierë.

Ajo ka performuar përballë një audience private të Sony Music prej rreth 500-600 personave në rooftop të një ndërtese me pamje piktoreske të gjithë rrokaqiejve të New York-ut teksa një turmë e madhe njerëzish kanë pritur në hyrje .

Prive.al ju sjell foto nga kjo performancë që i paraprin një vargu të angazhimeve të Erës përtej oqeanit.

 

Artikuj të ngjashëm