Qepet Rozana Radi

By

Fati ters e përcolli Rozana Radin edhe në aventurën e re televizive që nis nesër në televizionin Klan.

Sikurse tek ‘Dance with me’ ku përfundoi në spital, e njejta i ndodhi këngëtares edhe gjatë provave të spektaklit të ri ‘Your face sounds familiar’.

Por Rozi ka marrë vetën shpejt dhe tashmë plagën e ka qepur.

Ajo nuk do të ndalet dhe nesër do performojë në spektakël përkundër dëmtimit me shpresën siç është shprehur vetë ‘të mos i shqepen penjtë’.

Duke njohur shpirtin luftarak të Rozit që çdo gjëje i qaset me përkushtim dhe dashuri, besojmë që përkundër të gjithave ajo do ia dalë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Suksese! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm