Puthje me bjonden në klub! Eno i ‘Përputhen’ kapet MAT dhe përjashtohet nga emisioni!

By

Për’puthen, rubrika e së Dielës është kthyer në një prej rubrikave më të ndjekura dhe të komentuara në rrjet dhe një kohë fare të shkurtër.

Personazhet e programit kanë fituar famën e menjëhershme dhe rrjedhimisht nuk mund t’i shpëtojnë syrit të publikut në çdo lëvizje të tyre tani e tutje siç ka ndodhur me Enon.

Si një prej djemve më të komentuar që prej nisjes së programit, ai është kapur mat me një tjetër vajzë, në një prej club-eve të Tiranës ku duket qartë se ka diçka më tepër se shoqëri. Me përqafime dhe puthje të nxehta në mes të club-it, Eno duket se ka krjuar një raport gjatë kohës së pjesëmarrjes së tij në Për’puthen, çka bie ndesh me të gjithë rregulloren e këtij programi.

Për këtë arsye, video-ja dhe fotot e Enos në shoqërinë e një tjetër vajze u kthyen në qendër të diskutimeve gjatë emisionit. Vetë Eno e pranoi raportin, çka solli dhe përjashtimin e tij të menjëhershëm nga ky program nga produksioni.

Momentet nga ajo që ndodhi sot i gjeni videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm