Adelina Ismaili reagon pas marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

By

 

Adelina Ismaili ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së.

Këngëtarja e famshme shqiptare hyri në Instagram për të postuar një fotografi ku shihet Kryeministri tashmë i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani – të cilën Adelina e kishte përkrahur shumë gjatë fushatës për Kryeministre.

“Gjithmonë i kam besuar rrugëve të gjata. Vendimeve të vështira. Njerëzve që sakrifikojnë vetën për tjerët. Sot , ERDHI DITA të BESOj ëndrrën kosovare. Si nënë, grua, motër e bijë e Kosovës, ju falenderoj. Për shpresën e dhënë, për guximin e punën tuaj, për respektin ndaj votës sonë. Ju priftë e mbara, shëndeti e fati. Urime!”, ka shkruar artistja poshtë fotografisë.

Ndryshe, Adelina njihet si një simpatizuese e madhe e LDK-së./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm