Puthi vajzën në buzë dhe u kritikua, Robert Berisha sqaron lidhjen e tij me Rene

By

Një fotografi e publikuar në Instastory nga Robert Berisha zgjoi shumë polemika dhe nxiti kritika ndaj këngëtarit.

Si shumë të famshëm të tjerë edhe Berisha është kritikuar për faktin që e ka puthur në buzë vajzën e tij, me pretekstin se një gjë e tillë s’duhet bërë me fëmijët.

Mirëpo ai e ka shfrytëzuar rastin të sqarohet lidhur me këtë çështje për revistën shqiptare “Class”, ku e ka sqaruar raportin tejet të afërt që ka me vajzën e tij nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi.

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva krejt e kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”, ka thënë Roberti, duke e sqaruar se ai e kishte puthur të bijën nga malli që kishte për të, pasi që ditëve të fundit ai po qëndron në Tiranë pasi është pjesëmarrës i spektaklit “Dance With Me”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm