Kohë për pushim këtë fillim të Shkurtit kanë ndarë edhe çifti i njohur Granit dhe Leonita Xhaka.
Dyshja, bashkë me vajzën e tyre, Ayana kanë marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për disa ditë të paharruara.
Tashmë si familjarë, Graniti dhe Leonita kanë një tjetër dimension pushimesh, duke u fokusuar në atraksione turistike të tjera që përfshijnë kopshtet zoologjike.
Më e lumtura në këtë mes duket të ketë qenë e vogla Ayana që në bazë të fotove e ka shijuar goxha shëtitjen krah kafshëve të ndryshme. /Prive.al