Pushimet e nxehta të Dua Lipës me të dashurin (FOTO)

By

Për këdo që ndjek rrjetet sociale, ata janë shembulli tipik i një çifti perfekt që shijon jetën.

Ylli nga Prishtina, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew përkundër angazhimeve të shumta bëjnë një jetë për t’u pasur lakmi mbi të gjitha edhe për numrin e shpeshtë të pushimeve.

Pak kohë pasi pritën ditëlindjen në Venecia, çifti ka shfrytëzuar qëndrimin në Amerikë për punë në mënyrë që të pushojnë pak.

Ata ia kanë mësyrë për disa ditë Meksikës nga ku edhe kanë postuar foto dhe imazhe të nxehta të një çifti tipik.

Ndryshe, Dua përtej oqeanit sapo ka finalizuar ‘prekjet e finale’ të këngëve të albumit ‘Dua’ duke i kompletuar të gjitha për publikimin, i paraparë me 17 Shkurt 2017, për nder të Pavarësisë së Kosovës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm