Puna dhe muzika është lodhëse kohe pas kohe për Tayna dhe kjo gjë po i jep qetësi

By

Aq e kërkuar është bërë kohët e fundit, sa i duhet të jetë ngado!

Këngëtarja Tayna, ka shumë koncerte e incizime në studio e xhirime klipesh saqë i duhet të rrijë 24 orë zgjuar që t’i mbërrijë të gjitha!

Madje ajo lodhet aq shumë, sa në setin e xhirimeve s’bon as edhe një zë, përveç se gjen prehje në karrigen që i është siguruar në skenë.

“Disponimi: 24h – 4 shows edhe dy klipe qe vazhdun 4 dite, po n’fund ja vlen gjithçka kur mundohesh m’i argtu njerzt qe t’dojn edhe merr lavdata. Jom shume e lumtur edhe krenare për krejt. Nisi nga duke kënduar këngët e artistëve të tjerë dhe tani jemi këtu”, ka shkruar rep këngëtarja në profilin e saj në Instagram, duke ndarë edhe një video nga një moment privat gjatë xhirimeve.

Kur ajo është në kërkim të një kohe relaksuese që të boshatisë sadopak mendjen e saj, Tayna i kthehet leximit. Libri që po lexon ajo ka të bëjë në të në të besuarit e vlerës tënde dhe zbulimit të rrugës tënde në jetë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm