Dua Lipa dhe Puma po e çojnë partneritetin një hap përpara me bashkëpunimin e tyre të parë.
Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasadore e markës, fituesja e çmimeve Grammy dhe Puma po nxjerrin një koleksion të titulluar shqip “Flutur”.
Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.
“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura”, tha Lipa në një deklaratë. “Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua.”
Pjesët janë një ngacmues i koleksionit të plotë të kapsulës që Lipa dhe Puma po planifikojnë të publikojnë vitin e ardhshëm. /Prive.al