Publikohet video: Arjan Çani i reziston policisë

By

Prezantuesi i programit ‘Zonë e lirë’, Arjan Çani është bërë protagonist i një përballje me policinë rrugore të Tiranës.

Në një video që është shpërndarë në faqe të ndryshme në rrjete sociale, prezantuesi i njohur, duke u thirrur në profesionin e tij reziston t’i bëhet testi i alkoolit si shofer i makinës.

Ndalesa duket të jetë në kuadër të kontrolleve rutinore dhe vetë Çani nga çfarë dëgjohet nuk besohet të jetë në gjendje të dehur, sidoqoftë vetë rezistenca duke u thirrur në emrin që ka si fytyrë publike nuk i ka pëlqyer ndjekësve të cilët, pa dyshim me të drejtë, besojnë se Çani duhet trajtuar si të gjithë të tjerët.

Sakaq, nuk dihet se kur është xhiruar kjo video dhe cili ka qenë epilogu i saj sepse ndërpritet shpejt.

Pritet të shihet se a do të reagojë vetë Çani për këtë situatë që u bë publike në rrjet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm