Publikohet kontrata të cilën e nënshkroi Andi me “Për’puthen”

By

Ditëve të fundit, në ballinën e mediave rozë ka qenë Andi dhe Tea nga “Për’puthen”.

Kjo për faktin se këta dy dolën çift nga programi më i ndjekur në trojet shqiptare dhe vetëm një ditë më parë, u publikuan fotografitë e Teas me Beartin, djalin nga Prishtina i cili ishte poashtu pjesë e “Për’puthen”.

Tea dhe Bearti ishin në një lidhje të fshehur nga publiku (por jo edhe nga produksioni – siç thotë Tea), e cila u konfirmua së fundmi.

Fillimisht Andi doli publikisht për të thënë që ‘këtë nuk e kam pritur dhe jam shumë I zhgënjyer’ dhe më pas përmes një statusi në instastory i cili u hoq, tha se kontrata të cilën e kishte nënshkruar për programin nuk ia kishte lejuar të flasë.

Në episodin e sontëm, “Për’puthen” publikoi kontratën të cilën e ka nënshkruar Andi para se të hynte në program dhe ju mund ta lexoni më poshtë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm