Këngëtarja Greta Koçi i është kthyer muzikës me shumë seriozitet. Artistja e cila në pak muaj solli dy bashkëpunime, tani ka përfunduar këngën e re.
“I besova” mban emrin klipi i saj i ri i cili sapo u publikua në YouTube.
Videoklipi mban firmën e Max Production me të cilët ka bashkëpunuar në projektet e fundit Greta.
Kjo këngë është premtim i Koçit që do të jetë më aktive në tregun muzikor krahasuar me vitet paraprake ku pauzoi.