Publikohet foto e rrallë e bashkëshortit të prezantueses shqiptare

By

Nëse ekziston një shembull i ruajtjes së privatësisë në një pikë maksimale atëherë pa dyshim se ajo është prezantuesja e formatit të pasdites, Jonida Shehu.

Shehu, që tash e një kohë drejton emisionin e saj në Top Channel kur është fjala tek jeta private nuk është se ka ekspozuar nga kjo pjesë.

Akulli është thyer sot tek ‘E diell’ kur ajo është shfaqur për herë të parë e veshur në fustan të bardhë duke rrëfyer detajet e jetës private.

Meqenëse dasëm nuk ka përjetuar, ajo e veshur si nuse rrëfeu jetën private, mes tjerash edhe mbi figurën e bashëshortit i cili deri sot ka qarkulluar me vetëm një fotografi në portale.

Ka qenë Adi Krasta ai që e ka zbuluar imazhin e bashkëshortit të Jonidës, Albit, me të cilin prezantuesja ka vajzën e ardhur në jetë pak muaj më parë, Kristal. /Prive.al/

jonida

Artikuj të ngjashëm