Publikohen të tjera pamje të përplasjes së Elia Zaharia dhe Princit Lekë

By

 

Një tjetër video është publikuar nga momenti i përplasjes brenda në shtëpi të ish-çiftit mbretëror, Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Në video shihet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i aktores, ka në dorë një statujë druri.

Të njëjtin pretendim ka thënë në policia edhe Princ Leka, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga Gjergj Zaharia. Princi pretendon se ish-vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror.

Në dëshminë e tij ne Polici Princ Lëka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.  Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statuje prej druri dhe e ka qëlluar.

Nga video shikohet qe Elia Zaharia e ndjek Princ Leken nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70 vjeç.

Ndërkohe qe ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dore dhe tenton te ike, por me njërën dore mban celularin duke filmuar ish-bashkëshorten e tij.

Artikuj të ngjashëm