U përfol shumë lidhja e tyre edhe pse asnjëri asnjëherë nuk doli ta konfirmonte marrëdhënien, deri para pak ditësh.
Por, pas një kohe goxha të gjatë si të fshehur,Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë konfirmuar fejesën e tyre.
Ata festuan me miqtë dhe familjen në një ceremoni ‘roka’ në Mumbai të Indisë.
Çifti i ri, u bashkua nga prindërit e tyre të shtunën, duke shënuar herën e parë që familjet e tyre janë takuar.
Nick dhe Priyanka kanë publikuar fotografi nga fejesa ku shihen duke u lutur.