Psikologët thonë se blerjet gjatë festave të fundvitit janë të mira për shëndetin

By

Ekspertët e shëndetit mendor kanë thënë se blerjet gjatë festave të fundvitit mund të jenë të mira për shëndetin tuaj.

Psikologia Kate Nightingale tha se blerjet në përgjithësi, por në veçanti gjatë festave të fundvitit mund t’iu bëjnë të ndiheni më mirë.

“Një blerje mund të kontribuojë në mirëqenien tuaj. Të bësh këtë çliron faktorin e ndjenjës së mirë pasi ushqen trurin”, u shpreh ajo.

Ajo tha se blerja mund të ndezë emocione pozitive në afat të shkurtër dhe të zvogëlojë stresin, gjithashtu ajo e ka konsideruar këtë edhe si një formë arratisjeje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Blerja und të ketë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në humor, madje edhe duke hequr trishtimin e zgjatur, e kjo ndodh deri në 40 herë më shumë kur blejmë një artikull që na pëlqen”, shtoi ajo.

Një studim i publikuar në vitin 2014 zbuloi se marrja e vendimeve për blerje mund të ndihmojë në përforcimin e një ndjenje të kontrollit personal mbi mjedisin ku ndodhemi.

Ekspertët zbuluan se ‘terapia e blerjes’ i bën njerëzit më të lumtur aty për aty, por edhe i ndihmon të luftojnë stresin apo depresionin e zgjatur.

Artikuj të ngjashëm