Është pyetja që vazhdojnë t’ia bëjnë sa herë është e ftuar në një intervistë e megjithatë, Bleona e ka gjithmonë një përgjigje të re. Edhe këtë herë kështu ndodhi edhe të hënën mbrëma!
E ftuar për të qenë pjesë e “Në kurthin e Piter Panit”, Bleona zbuloi disa prej projekteve të reja me të cilat po merret kohët e fundit, por nuk iu shmang dot as pyetjeve personale.
Ishte Eno i pari i cili kërkonte të dinte nga Bleona pse po rri akoma beqare: “Ti pse je akoma beqare apo po pret princin e kaltër?” – pyeti ai, por këngëtarja e kishte gati batutën: “E di si është puna? Unë po pres të më vijnë me kalë dhe ata po vijnë me gomar, zemër. Prandaj jam akoma beqare, se s’po më vjen i duhuri…” – tha me të qeshur këngëtarja.
Por Eno, që nuk i pëlqeu përgjigjja e Bleonës, tha se “nuk duhet të shohësh nëse ka kalë apo ka gomar, por duhet të shohësh nëse ka zemër të bardhë…”