Nëse deri më tani nuk e keni vërejtur, bëni subscribe në kanalin e tij në Youtube dhe mund ta merrni vesh sa hap e mbyll sytë!
Thuajse të gjitha klipet e Ledri Vulës janë në bardh e zi, e madje edhe vet reperin rrallë e shohim të veshur në ngjyra.
E kuptuam, atij i pëlqen e zeza…
Por pse vendos që edhe videoklipet e tij t’i lërë pa ngjyra?
“Kur dua t’I lë gjërat pa kohë, i vendos ngjyrat bardh e zi. Dua që klipi të mbetet përgjithmonë sepse koha kalon teknologjia përsoset e ngjyrat ndryshojnë, e në klipet bardh e zi nuk ndryshon asgjë dhe aty ka më shumë dramë”, ka thënë Vula, i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, gjatë kësaj jave. /Prive.al