Edhe Enurin e përzënë nga emisioni: Këta janë dy aktorët që i kanë zënë vendin prezantuesit (VIDEO)

By

Këtë vit në Klan Kosova, u larguan të gjithë moderatorët nga emisionet e tyre.

Ideja origjinale e menaxhmentit, ka bërë që në vend të prezantuesve që janë imazhet e televizionit, të vijnë figura publike nga arti e politika.

As Enur Pakashtica nuk i shpëtoi dot këtij inovacioni!

Enuri që në 800 episode të WAZZUP ishte prezent, i erdhi një ditë e vitit kur vendi iu zu nga tjetër kush.

Në Wazzap me 1 janar në ora 16:00, në vend të Enurit simpatik, do jenë dy djem të tjerë, po ashtu shumë simpatikë.

Lum Bajgora dhe Andi Veseli, dy aktorët kosovar, do ta drejtojnë emisionin në vend të Pakashticës, me plot humor dhe batuta shumë “cool”.

Artikuj të ngjashëm