Lindon Berisha depërtoi viteve të fundit në skenën muzikore shqiptare duke sjellur hite në shumicën e rasteve me Adrian Gaxhën.
Por rrugët mes dyshes u ndanë befasishëm pak muaj më parë duke lënë prapa vetëm krijime të sukseshme muzikore. E nëse mendoni që Lindonit do t’i duhet kohë për t’i dhënë një kahje të re karrierës së tij, gaboheni!
Këngëtari nga Maqedonia tashmë po finalizon projektin e tij të parë pas largimit nga Brick Records. Prive mëson se kënga me titull ‘Solo’ e zhanrit pop-reggae do ketë videoklip të xhiruar në Gjermani dhe për publikun do jetë gati brenda pak javësh.
Rikthimi i Lindonit që tashmë ecën vetë, pa dyshim se do jetë interesant për t’u ndjekur.