Pse po mungon Era me projekte? Përgjigjen e tha më në fund vetë ajo!

By

Do të duhej të ‘vinte’ COVID-19 që në këto ditë karantine Era Istrefi të bëhej e gjallë duke thyer heshtjen, pasi e ‘vdekën’ për të dytën herë.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për kujdes në situatën që po kalojmë.

Por, jo vetëm kaq! Era më në fund ka folur për atë që pritej prej kohësh – risitë në muzikë.

Nga komunikimi në InstaStory, këngëtarja ka sqaruar se vonesat kanë të bëjnë me çështje juridike pa sqaruar se çka konkretisht, kohë të cilën e ka kompenzuar me punë.

‘Me rëndësi me qenë gjallë, me marrë frymë në shtëpitë tona, me familjet tona’ – deklaron këngëtarja në adresimin e bërë të cilin të plotë mund ta ndiqni më poshtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm