Pse nuk i lejon fëmijët e saj të përdorin rrjetet sociale Penelope Cruz?

By

Mos kërkoni për fëmijët e Penélope Cruz në TikTok.

Kjo për shkak se Cruz dhe bashkëshorti i saj, aktori Javier Bardem, po i mbajnë jashtë rrjeteve sociale fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar Leo dhe vajzën tetë-vjeçare Luna.

Cruz tha gjatë një interviste për “CBS Sunday Morning” se “Ka diçka që nuk ka kuptim dhe po prek veçanërisht brezat e rinj”.

“Ndihem shumë keq për ata që janë adoleshentë tani,” tha ajo. “Është thuajse sikur bota po bënte një lloj eksperimenti mbi ta. “Oh, le të shohim se çfarë ndodh nëse ekspozoni një 12-vjeçar shumë ndaj teknologjisë”.

Ylli i “Parallel Mother” thotë se ajo përdor vetë rrjetet sociale “në një mënyrë shumë të kujdesshme” dhe tha se kur bëhet fjalë për të rinjtë “Nuk ka mbrojtje për ta, për trurin që është ende në zhvillim dhe se si kjo ndikon në mënyrën se si ata shohin vetë, se si gjithçka lidhet me bullizmin, kaq shumë gjëra që nuk janë fëmijëria që kemi pasur ne”.

“Nuk ka media sociale të paktën deri në moshën 16 vjeçare,” përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm