Ajo u martua vitin e kaluar në një ceremoni shumë private në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, e madje theu edhe “rregullat tradicionale” e si nuse nuk u vesh në të bardha por në të zeza.
Modelja e famshme shqiptare Angela Martini, u martua me rumunin Dragos Savulescu ndërsa mbiemrin e tij nuk e mori pas kurorëzimit.
E pyetur nga ndjekësit e saj se pse ajo nuk e ka mbiemrin e bashkëshortit krahas emrit të saj pas martesës, ajo është përgjigjur:
“Nuk e kam marrë sepse burri im mendoi se mbiemri im është shumë “cool” për t’u ndryshuar, ka thënë Angela. /Prive.al