Pse nuk e kemi parë Amin asnjëherë në filmat e Ermal Mamaqit?

By

Ermal Mamaqi ka treguar veten si një producent të zotin me dy filmat e fundit si “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”.

Ai ka përzgjedhur me kujdes kastin e aktorëve dhe shumë nga ata janë edhe miq të artistit – kjo nuk nënkupton se ka ndikuar në përzgjedhjen e tij.

Gjithsesi, një gjë që gjithnjë ka ngritur pikëpyetje nga publiku është: Pse Ami nuk ka luajtur asnjë rol në filmat e bashkëshortin të saj?

E ftuar në “Rudina”, ajo qartësoi një herë e mirë edhe këtë.

“Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigjia më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion, është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër  do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër.  Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet”, tha ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm