Ndarja e produkteve kozmetike me dikë tjetër, mund të jetë e dëmshme për të dyja palët.
Për shembull, sytë janë shumë delikat dhe në të njëjtën kohë ata mbajnë shumë baktere të personalizuara, prandaj nuk është mirë që të bëhet ndarja e produkteve të grimit të syrit me dikë tjetër.
Ndarja e buzëkuqit, nuk është thjesht johigjienike, por mund të jetë shkak i transferimit të virusit nga një person tek tjetri.
Kjo ndarje përmbanë në vete edhe rrezikun e akneve. Është e njohur që përdorimi i një produkti të lëkurës që nuk i përshtatet llojit të lëkurës tuaj mund të çojë në shfaqjen e akneve, kështu që duhet të siguroheni që produkti që përdoret është i përshtatshëm dhe të mos ndahet me të tjerët.
Asnjëherë nuk mund të jetë i sigurt se sa i kujdesshëm është personi tjetër gjatë pastrimit të furçave dhe aplikuesve, ajo që mund të duket e pastër në fakt mund të mos jetë aq e pastër. Ekziston një rrezik i madh për t’u infektuar duke përdorur furçat ose aplikuesit e përbashkët.