Ndonëse në fillim duket e padëmshme, ndarja e buzëkuqit mund të jetë shumë e rrezikshme, paralajmërojnë ekspertët. Dermatologia Adel në një profil të TikTok të quajtur @dermatology.doctor paralajmëroi pse nuk duhet të ndajmë kurrë buzëkuqin me miqtë tanë.
Në një video që u bë shpejt virale në rrjetet sociale, një dermatologe shpjegon se si virusi që shkakton herpesin në buzë është shumë ngjitës dhe mund të përhapet përmes pështymës sonë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
”Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndani kurrë buzëkuqët ose shkëlqyesit e buzëve me miqtë tuaj. Domethënë, ndarja e tyre mund të jetë një nga mënyrat e transmetimit të virusit, duke qenë se pështyma dhe bakteret tona janë në të njëjtën hapësirë”, shpjegon Dr.Adel.