Njerëzit nga qytete me nivel më të lartë të pabarazisë së të ardhurave përdorin më shumë puthjen franceze me partnerët e tyre.
Një studim sugjeron që sa më shumë të ketë pabarazi të ardhurave në shoqëri, ka më shumë gjasa që qytetarët të përfundojnë të fejuar me puthje franceze, që shkencëtarët e quajnë puthja romantike gojë më gojë.
Një ekip i shkencëtarëve nga Universiteti Abertay në Skoci dhanë pyetësorë tek 2 mijë e 988 pjesëmarrësve në 13 vende, duke i ndarë në gjashtë kontinente.
Ata pyetën një numër të madh njerëzish për puthjen në përgjithësi dhe cilën mënyrë frekuentojnë më shumë me partnerët e tyre.
Njerëzit që frekuentojnë më shumë puthjen ishin nga vendet që kishin nivelin më të lartë të pabarazisë së të ardhurave.
Rezultatet e kërkimeve, sugjerojnë që ai ndryshim ku ne jetojmë është i lidhur me ndryshimet e intimitetit romantikët, tha Dr. Christopher Watkins.
Në mesatare, femrat tentojnë të rrisin vlerën e kualitetit të puthjes më shumë se meshkujt.
Kërkimet ishin në gjendje të thyejnë karakteristikat esenciale të një puthje të mirë në dy komponentë kryesorë.
E para ishte eksperienca gjenerale e trupit, erës dhe frymës së partnerit.
E dyta ka të bëjë me kontaktin fizik dhe teknikat e përdorura fizike gjatë një puthje.
Është apo jo e lidhur me mënyrën se si burimi është i ndarë në shoqëri, puthja nuk është gjithmonë prezent në këto kultura.