Pak kohë më parë, në një ceremoni të zhvilluar në Prishtinë, këngëtari i njohur Besart Halimi kurorëzoi dashurinë me Jana Podrimajn në një ceremoni me shumë të ftuar.
Por nëse shumica e çifteve do vërshonin me postime nga fotot e dasmës për disa javë rresht, kjo nuk ndodhi edhe tek Besarti i cili u mjaftua me vetëm një foto.
Parimin e pak postimeve, këngëtari nuk e theu as në pushimet që sapo ka nisur me nusen në Turqi ku edhe ato imazhe të ndara në rrjete sociale e shfaqin atë vetëm.
Nuk dihet se pse Besarti e redukton praninë e personit të zemrës në rrjete sociale por kjo ka rënë në sy të fansave që të habitur kanë deklaruar se ai ka shumë arsye ta shfaq të dashurën bukuroshe.
E ndryshe nga Besarti ‘diskret’, Jana në profilin e saj është treguar dorëlirë duke mos u rezervuar shumë. Shpresojmë që dyshja po shijojnë bregdetin e Kemerit të Turqisë. /prive.al/