Fifi akuzon Realfajt dhe S4MM për plagjiaturë

By

Së fundi, Fifi ka hedhur një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku akuzon dyshen e reperëve se ata kopjuan videoklipin e saj.

“Shumë klip i njohshëm”, shkruan ajo duke shkëputur një sekuencë nga videoklipi.

Më pas ajo shton me shumë ironi, “Kom inspiru për vite e them pa modsti. A bon mem dekoru të paktën për inspirim”.

Nuk vonoi edhe përgjija e reperit, Real Fajt i cili ia kthen me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan, “Ti e din mire që unë jom reper, e nuk boj videospote kshtu qe drejtohu tjetër kun per dekorata”.

Shkembimet me postime në Instagram morën një diskurs më të ashpër kur Fifi ia ktheu, “Ti veq repovat loqkaman, tani ku e ha e ku pi e ku dekorohna osht problem i jemi… Interesohuni ça ndodh vërdallë se ma mirë o për karrierë”.

Përgjigja e RealFajt vijoi kështu, “Për këshilla lajmrohu ni kat ma nalt n’shallter nr.7”.

Më poshtë mund të shihni postimet në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm