Gresa sot nuk u ndie aq mirë emocionalisht, saqë në një moment edhe filloi të qajë.
Ajo ngushëllimin e gjeti në krahët e Gjonit, i cili e motivoi të vazhdonte tutje.
“Gresa të dua shumë! Ti e ke mendimin tënd edhe e ke përkrahjen time, andaj vazhdo, duhet të luftosh”, i tha Gjoni, ndërkaq ajo ia priti që është shumë zor.
“Jo nuk është zor ti ia del gjithçkaje.. Ti e di mirë se çka bën. Nganjëherë realiteti të vret por s’ke çka bën duhet të vazhdosh përpara… Ti e di çka do, ti e di saktësisht çka do. Ti do që babanë tënd ta bësh të lumtur, që babanë tënd të mos e lëndosh dhe është mirë të mendosh për familjen tënde, kështu që s’ke bërë asgjë gabim. Ti ke vendosur kështu, qysh e do jetën tënde ke të drejtë ta jetosh”, i tha Gjoni derisa qëndronin të përqafuar me njëri-tjetrin.