Pse Gashi e Alaudin Hamiti kanë një raport kaq të veçantë? (VIDEO)

By

Sot është një prej artistëve në ngjitje me kontratë të nënshkruar me labelin Roc Nation, një prej më të konsoliduarve në diskografinë botërore.

Mirëpo, tetë vite më parë, reperi Gashi ishte një emër i panjohur, në suksesin e të cilit duket të ketë besuar që në start Alaudin Hamiti.

Gazetari kishte intervistuar reperin në fillet e tij në vitin 2011 në Amerikë, intervistë e cila ishte transmetuar në Prive.

Kjo nuk harrohet nga Gashi i cili mbrëmë veçoi Hamitin në ‘Sunny Hill’ ku mes tjerash u shpreh: ‘Në 2011-tën, ky ishte i pari nga Kosova që erdhi në Neë York për të më intervistuar kur unë isha askushi dhe do ta kujtoj gjithmonë këtë detaj gjithmonë. Tashmë kur thonë e kemi Gashin në emision, nuk është hera e parë. Me këtë [Alaudinin] ishte hera e parë’.

Video nga takimi më poshtë.

Artikuj të ngjashëm