Dizajnerja kosovare që jeton në Amerikë, Lirika Matoshi është një prej historive të suksesit e cila u bë e famshme dhe e pëlqyer në mbarë botën, për shkak të dizajneve të saj tejet unike.
Që nga qaforet e deri te çorapat e fustanet, dizajnet e Lirikës janë lavdëruar që prej yjeve të Hollywood, influencereve të rrjeteve sociale e deri te vajzat që ëndërrojnë një fustan të tillë.
I quajtur “The Strawberry Dress,” ky fustan u bë veshja më e popullarizuar në internet që prej kohës së karantinës.
Fustani ka ngjyrë pink pastel, me material tyli, një jakë V të hapur dhe dredhëza të vogla të qëndisura.
Ky fustan kushton 490 dollarë dhe ka nxitur video, meme, tweets të cilat si subjekt kanë fustanin.
Lirika e dizajnoi këtë fustan në vitin 2019 dhe sapo postoi një fotografi të tij në Instagram, ai u bë i famshëm.
Modelja Tess Holiday veshi një version të këtij fustani në ceremoninë Grammy dhe e postoi një foto ku e përshkruante “sikur Lana del Rey dhe torta me dredhëza të bënin bebe.”
Kur filloi pandemia, Lirika mendoi që shitjet do të uleshin dhe përkundër këtyre parashikimeve, u rritën. Ajo u kishte dhuruar fustanin shumë influencereve dhe personave të famshëm, duke u bërë kështu produkti më i shitur, i koleksionit, bashkë me maskën me të njejtin materal.
Mirëpo përpos mënyrës së duhur për të bërë PR, fustanin e Lirikës, e bën aq të adhuruar mendimi universal për bukurinë e tij dhe mundësia e porosive të numrave të mëdhenjë, që është gjë e rrallë për një brand të pavarur.
Një tjetër arsye se pse ky fustan është aq i dëshiruar mund të jetë që na kujton kohën para pandemisë. Ai nuk është aspak praktik, është shumë ceremonial. Na kujton ngjarje glamuroze si ceremonia Oscar apo Met Gala. Poashtu dredhëzat e qëndisura në të na kthejnë në kujtime të fëmijërisë, që tash ngjajnë aq të largëta.
Lirika tregon se “shumica e dizajneve të saj janë inspiruar nga fëmijëria.”
“Mendoj që gjërat që më bëjnë të ndihem mirë janë dredhëzat, fustanet dhe natyra në përgjithësi.” Faktori nostalgjik në këtë fustan është i pashmanshëm, përpos nëse vishet bashkë me maskën me dizajn të njejtë, gjë që e kthen menjëherë në të tashmen.
Burimi: Vogue.com