Këngët e tij janë të gjitha që marrin si mbiemër ‘hit’. Por nuk ndihet se është në zonën e “komoditetit”. Dashurinë që merr nga publiku e shpërblen me këngët që i punon.
Së fundmi erdhi në duet me Kidën e cila u realizua nga ideja e producentin Chriss Lekaj. ‘Mi amore’ po pëlqehet që në orët e para e me siguri që do të pasoj me shumë koncerte.
Por në këto evente, këngëtari ka pasur disa vështirësi para disa muajsh e kjo për faktin se ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Por tani e ka kaluar këtë problem dhe është gati të surprizoj me bashkëpunime dhe projekte interesante gjatë gjithë vitit.