Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Pse e sulmoi Dafina Dauti – Greta Koçin ?! – Privé – Faqja Zyrtare

Pse e sulmoi Dafina Dauti – Greta Koçin ?!

By

Greta Koçi më shumë se çdo herë tjetër është vënë në qendër të vëmendjes shkaku i problemeve që u shfaqën me producentin Chips dhe paditë në gjykatë.

Mirëpo në këtë ‘përballje’ virtuale dhe jo vetëm, papritmas u inkuadrua edhe këngëtarja Dafina Dauti.

Ajo përmes një postimi në Facebook mbajti anën e Chipsit me të cilin edhe bashkëpunon. ‘Kjo qika as fytyrën nuk e ka të veten e ka ndrru komplet, amo gjynah bre’ – u shpreh ajo për këngëtaren nga Shqipëria.

Megjithatë, për këtë ofendim duket se Dafina nuk ka pasur asgjë personale me Gretën. Kur u pyet nga Prive në lidhje me shkaqet e këtij sulmi ajo u përgjigj shkurt e thjeshtë: ‘Për pik të qefit’.

Ndryshe, ky sulm që erdhi ‘për pikë të qejfit’ nuk pasoi me ndonjë replikë nga këngëtarja nga Shqipëria. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm