Pse Drake ia dha 50 mijë dollarë fansit të tij?

By

Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por Drake mendon se mund të jetë në gjendje të ndihmojë dikë të kalojë një fazë jo të mirë të jetës.

Në Miami javën e kaluar, reperi i ka dhënë 50 mijë dollarë një adhuruesi të tij që ishte ndarë nga një lidhje e dashurisë.

Drake këtë gjë e bëri pasi adhuruesi i tij kishte për ta ndjekur koncertin e tij në Miami bashkë me ish të dashurën.

Kjo gjë ndodhi pasi adhuruesi i tij derisa ishte në publik e mbante në duar një tabelë ku kishte shkruar se të gjitha kursimet e tij i kishte shpenzuar në blerjen e biletave për të shkuar në koncertin e Drake me të dashurën, e cila ishte ndarë prej tij.

Pasi e pa këtë shenjë, Drake tha se do t’i dhurojë atij paratë për ta ndihmuar të tejkalojë më lehtë këtë fazë të jetës, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm