Data 02.02.2020 është e veçantë jo vetëm për numrat e interesante me dysha dhe zero, por ka një karakteristikë.
Sot është një datë ndryshe nga çdo tjetër. Arsyeja që kjo ditë është e veçantë është se është një datë e rrallë palindrome që po ndodh pas pothuajse 900 vjetësh.
Sipas fjalorit të Oxford fjala ‘palindrom’ përcaktohet si “një fjalë, frazë ose sekuencë që lexohet njejtë si para ashtu edhe prapa’.
Megjithëse datat palindrome nuk janë të rralla, kjo merr një vend të veçantë pasi lexon njësoj në sisteme të ndryshmë të datave.
Ndërsa disa vende përdorin formatin e dita-muaji-viti, ka të tjerë që ndjekin formatin muaj-dita-viti. Data e sotme – 02/02/2020 – lexohet njësoj në të dyja formatet.