Një prej aktoreve të njohura të ‘Portokalli’, Delinda Disha kaloi befasishëm në Klan tek programi që do drejtohet nga Marina Vjollca.
Lëvizja ishte e shpejtë dhe befasuese, siç e ka cekur sot në një intervistë prezantuesi i programit të humorit, Salsano Rrapi.
Por për çfarë arsye la Delinda Disha la një spektakël të konsoliduar të humorit për një format të ri, të paprovuar e mbi të gjitha të derivuar nga një shkrirje e dy emisioneve që nuk patën shumë sukses sezonin që lamë pas?
Burimet kanë bërë të ditur për Prive.al se janë dy arsye kryesore që e kanë bindur Delindën të zhvendoset.
E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm.
Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme.
Tashmë na mbetet të presim edhe për pak ditë deri në startin e këtij programi për të parë se çfarë kanë përgatitur autorët e tij. /Prive.al