Këngëtarja Fifi i është rikthyer interaksionit me ndjekësit i cili e karakterizon në vazhdimësi.
Ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj të cilat sigurisht, ndërlidheshin me të madhe me aventurën në “Big Brother VIP”.
E pyetur mbi zhgënjimet, Fifi është shprehur:
“Çka më ka dhimtë janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar,sharë, fyer e tortuar, mesazhet prej më të shpifurave”.
Një prej komenteve e ka kritikuar Fifin për veprimet brenda shtëpisë, duke e pyetur:
“Përse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë”.
Nuk ka munguar replika e këngëtares as në këtë koment. /Prive.al